Ndeshja e ndërprerë mes Shkupit dhe Shkëndijës në kuadër të Kupës së Maqedonisë së Veriut është regjistruar me rezultat zyrtar 0:3 për mysafirët.
Lajmin e ka konfirmuar klubi tetovar nëpërmjet faqes zyrtare në Facebook, shkruan Demokracia.com.
“Jemi në gjysmëfinale të Kupës. Zyrtare: FFM regjistron me rezultat zyrtar 0:3 ndeshjen e Kupës, Shkupi-Shkendija”, ka njoftuar Shkëndija.
Derbi shqiptar në mes Shkupit dhe Shkëndijës së Tetovës në ndeshjen e Kupës së Maqedonisë së Veriut u ndërpre për shkak të hyrjes së tifozëve vendas në fushë të cilët sulmuan futbollistët mysafirë.
Po rrjedhte minuta e tetë e ballafaqimit kur Shkëndija kaloi në avantazh, teksa pas golit, disa tifozë vendas hyrën në fushë dhe sulmuan lojtarët kundërshtarë, me ç’rast ndeshja u ndërpre, njoftuan mediat shqiptare atje./Demokracia.com/