Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar shkurtazi dhe në këmbë me Sekretarin e Shtetit, Antony Blinken në një pritje të organizuar nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden.
Këtë takim 30 sekondësh, Osmani po e cilëson si të rëndësishme, shkruan Demokracia.com. Nuk është vetëm ky takim me Blinkenin që Osmani i jep rëndësi të madh. Ajo gjatë vizitës në SHBA është takuar, po në këmbë, me kryeministren e Zelandës së Re, Jacinda Ardern.
“E gëzuar që pata rastin të takoja Sekretarin Blinken mbrëmë në një pritje, të organizuar nga Presidenti Biden”, ka shkruar ajo në Twitter./Demokracia.com/
Delighted to catch up with @SecBlinken at last night’s reception organized by President Biden.
Updated him on the latest developments since our last meeting and thanked him for his continued engagement for peace and stability in our region. ???? pic.twitter.com/VMA7EoNcrl
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) September 22, 2022
The world is more peaceful, just and democratic when we listen to the voices of women and girls and support them to reach their full potential.
A pleasure speaking to New Zealand’s Prime Minister @jacindaardern in New York last night. ????? pic.twitter.com/tlFIkmjtMu
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) September 22, 2022