Ryan Murphy ka njoftuar se një tjetër fytyrë të re është duke u bashkuar me kastin e sezonit të dhjetë të American Horror Story.
Modelja Kaia Gerber do të luajë përkrah Sarah Paulson, Evan Peters, Angelica Ross dhe Macauley Culkin, transmeton Demokracia.com
Murphy shkroi në Instagram: “Jam shumë i ngazëllyer të njoftoi se Kaia Gerber po bashkohet me familjen e American Horror Story”.
Pasi kishte luajtur më parë në The Last Day of Summer dhe Sister Cities, Gerber ka bërë një hap prapa nga pista e modës për t’u përqëndruar në aktrim.
Njoftimi pason menjëherë pasi u zbulua titulli i sezonit të ri, Double Feature.
Tani për tani, ka pak informacion në lidhje me atë që do të duket në të vërtetë, përveç një teaser të fshehtë të postuar në mediat sociale duke zbuluar se “dy histori të tmerrshme” do të tregohen së bashku – “një nga deti dhe një nga rëra”./Demokracia.com