Një problem është shfaqur të martën gjatë hapjes së shumë uebfaqeve. Përdoruesve u është shfaqur mesazhi “500 Internal Server error”.
Rrjeti i shpërndarjes së përmbajtjes (CDN) është grup serverësh përreth botës që funksionojnë me bashkërendim për të ofruar përhapje të shpejtë të përmbajtjeve në internet.
Problemi u shfaq në rrjetin “Cloudfare”, që është më i famshmi i llojit të vet.
Mesazhi “500 Internal Server error” u shfaq përkohësisht edhe në një uebfaqe me përmbajtje në gjuhën shqipe.