Regjisori Ridley Scott është duke xhiruar filmin e tij më të ri, i cili trajton historinë e vrasjes së Maurizion Gucci.
Lady Gaga luan rolin e Patrizia Reggiani, gruas së tij e cila kishte paguar një vrasës për të vrarë burrin, pasi kishte kuptuar që e kishte tradhëtuar, ndërsa Adam Driver është në rolin e Mauriozio, transmeton Demokracia.com
Lady Gaga ka postuar një foto nga seti i xhirimeve, ku ajo pozon së bashku me partnerin e saj, me veshje që shkojnë me njëra tjetrën.
Skenari është shkruar nga Roberto Bentivegna dhe është bazuar në librin House of Gucci nga Sara Gay Forden.
Gjatë gjyqit të saj public Patricia Reggiani u quajt ‘Vejusha e Zezë’ për shkak të vrasjes së të shoqit, pasi ai e la për një grua më të re.
Reggiani u dënua me 26 vjet në burg por u lirua pas 18 vitesh për shkak të sjelljes së mirë.
Përpos Adam dhe Lady Gaga, pjesë e ekipës së aktorëve është Al Pacino, Jared Leto, Jeremy Irons./Demokracia.com