Përgatitjet për protestën e paralajmëruar kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike filluan që nga ora 12:00, kur aktivistët e Partisë Social Demokrate bënin përgatitjet e para.
Pjesëtarët e Policisë së Kosovës ishin vendosur në sheshin “Zahir Pajaziti” një orë para se të fillojë protesta për të kundërshtuar rritjen e çmimit të energjisë elektrike, shkruan Demokracia.com.
Ndërkaq në gatishmëri ishin edhe pjesëtarët e KFOR-it dhe Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës.
Kur ora shënoi 14.00, mijëra qytetarë në krye me Dardan Molliqajn dhe drejtues tjerë të PSD-së u nisën nga Sheshi “Zahir Pajaziti”. Aty u pa edhe gazetari Berat Buzhala.
Protestuesit parakaluan shesheve të Prishtinës dhe shkuan drejt ndërtesës së Qeverisë, shkruan Demokracia.com.
Më të arritur tek objekti i Qeverisë, protestuesit u afruan tek shkallët e hyrjes ku dhe u përballën me forcat policore. Këta të fundit nuk lejuan fillimisht që Molliqaj të mbante fjalim. Në këto momente situata mori kahje tjetër dhe protestuesit filluan t’i rezistojnë organeve të rendit.
Më pas, kryetari i PSD-së, iu drejtua policisë duke i kërkuar që ta lejojnë ta mbajë fjalimin në shkallet e hyrjes së Qeverisë.
Pas mbajtjes së fjalimeve, protesta përfundoi me hedhjen e poçeve elektrik dhe qirinjve në xhamat e qeverisë më mënyrë simbolike.
Sipas KMLDNJ-së, në protestë morën pjesë mbi 3000 persona.
Policia, pak më parë ka njoftuar se nga kjo protestë janë lënduar tre zyrtarë policorë. Lidhur me këtë rast policia ka iniciuar një hetim për rastin “Sulm ndaj personit zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare”.
Aty u pa edhe një qytetar i revoltura me kryeministrin Kurti.
Ai gjatë këtij fjalimi, thoshte : “O kallu Kosovë, se hajnat e kanë kapë në dorë, Albin rrenci hiçu prej këtu, tërhiqu se në zyre kam me të ardhë… “./Demokracia.com/