Lajme
Molliqaj para Qeverisë: Në këtë ndërtesë është një frikacak i rrezikshëm, qytetarët brohorasin
Demokracia
14:57 | 29 Janar 2022

Share:

Kreu i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka mbajtur një fjalim te dera e objektit të Qeverisë së Kosovës, prej ku e ka quajtur frikacak kryeministrin Albin Kurti.

Molliqaj ka thënë se Kurti është një frikacak që e sheh veten si supermen dhe për këtë është shumë i rrezikshëm, përcjell Demokracia.com.

“Brenda kësaj ndërtese është një frikacak, që vetën e sheh si vetën si supermen, e bash që është tuc, është shumë i rrezikshëm. S’ka as shokë as shoqe me bashkëpunu, ka veç instrumente për me përdorë, edhe për me mashtru”, ka thënë ai.

Në këtë moment, qytetarët që kanë dalë për të protestuar kanë brohoritur “Albin tuci”.

Ndërkohë, kjo protestë po mbahet kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike në Kosovë./Demokracia.com/

Të ngjashme