Bashkatdhetarët kanë filluar që të kthehen në diasporë pas qëndrimit për festat e fundvitit në Kosovë.
Sipas Qendrës për Menaxhimin e Kufijve kolona të gjata janë në disa pika kufitare, shkruan Demokracia.com.
Në Merdarë, bashkudhëtaret janë duke pritur deri në 3 orë për të kaluar kufirin, ndërsa kolonat janë deri në 2700 metra.
Edhe në pikën kufitare të Dheu i Bardhë dhe Muçibabë kolonat janë të gjata deri në 800 metar, ndërsa pritjet për të kaluar këtë pike kufitare janë rreth 2 orë, përkatësisht 1 orë.
Në Jarinje po ashtu ka kolona deri në 400 metra, ndërsa pritjet për të kaluar nga kjo pike kufitare janë deri në 1 orë.
Në pikat e tjera kufitare gjendja është më e qetë./Demokraica.com/