Kuriozitete
E zbukuroi për nipërit e saj, gjyshja kthen shtëpinë në një atraksion turistik
Demokracia
14:49 | 20 Dhjetor 2021

Share:

Një grua hungareze e quajtur Etelka Józsefné Kajdácsi, e njohur në vend si ‘Halla Eta’, e ka kthyer shtëpinë e saj në një atraksion festiv. E vendosur në qytetin e vogël hungarez të Dabas, afër Budapestit, shtëpia po tërheq gjithnjë e më shumë vizitorë.

Ajo filloi të dekoronte shtëpinë 10 vjet më parë për të argëtuar nipërit e saj por nuk mund të hapte shtëpinë dhe kopshtin e saj vitin e kaluar për shkak të pandemisë. Tani, ka shtuar më shumë dekorime duke përfshirë një Babagjysh i Vitit të Ri.

Euronews

Të gjithë fëmijët dhe nipërit e saj punuan për dy javë për t’u siguruar që çdo gjë të ishte në vend. Përpjekjet e tyre nuk ishin të kota, pasi vizitorët kanë admiruar vendin, shkruan abcnews.al. Ajo ka vendosur t’i presë vetë vizitorët madje ofron ushqime të shijshme vetë pa pagesë.

Euronews

Të ngjashme
Kuriozitete • 15 Maj 2024