Barcelona ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Valencias, në kuadër të javës së nëntë në La Liga.
“Katalunasit” triumfuan 3-1 kundër Valencias në stadiumin “Camp Nou”, shkruan Demokracia.com.
Mysafirët e nisën furishëm pasi në minutën e pestë Gaya realizoi super gol nga distanca.
Megjithatë, Barcelona u rikthye shpejt në lojë kur Fati shënoi tetë minuta më vonë.
Depay u përkujdes për përmbysjen e rezultatit në minutën e 41, ndërkohë për rezultatin final u përkujdes Coutinho pesë minuta para fundit të kohës së rregullt.
Barcelona me këtë fitore ngritet në vendin e shtatë me 15 pikë, ndërsa Valencia është i nënti me 12 pikë. /Demokracia.com