Ka filluar asfaltimi i rrugës “Muharrem Fejza” në Rrugën B në Prishtinë.
Banorët e kësaj lagjeje disa herë kishin protestuar për vonesa nga ana e Komunës së Prishtinës, andaj e kanë mirëpritur asfaltimin edhe pse me shumë vonesa.
Banorët kishin paralajmëruar edhe padi ndaj komunës për vonesat në rregullimin e kësaj rruge që kishte filluar shumë moti.
Banorët e kësaj lagje kishin dërguar ankesë edhe tek KMDNJL. /Demokracia.com/