Arte
Aktori i njohur shqiptar, Andon Qesari ka ndërruar jetë
Demokracia
15:47 | 13 Shkurt 2021

Share:

Andon Qesari, aktori dhe regjisori shqiptar ka ndërruar jetë.

Këtë e bëri të ditur djali i aktorit në rrjetin social Facebook, ku përmes një postimi tregoi se babai i tij nuk jeton më, shkruan Demokracia.com.

https://www.facebook.com/edon.qesari/posts/3890325461031322

78-vjeçari vuante nga një sëmundje dhe kjo është arsyeja e vdekjes së tij.

I lindur në Qeparo, Qesari pati karrierë të gjatë si aktor, duke intepretuar shumë role si Besniku “Shënomëni dhe mua”, Feni “Furnalta”. Emërohet përfundimisht aktor i TK në 1977. Realizoi më vonë Vurmi “Intrigë dhe dashuri”, Qamil Beu “Epoka para gjyqit”, Aleksi “Doktori pacient”, Luixhi “Tragjedia e Deas”, Zeusi “Prometeu”, At Kormili “Monserati”, Kryetari “Vizita e damës plakë”, Ksanthi “Ezopi”, Komisari “Opertunesku” “Kapuleti” “Romeo e Zhulieta”, Berlingu “Vizita e inspektorit”, Konti “Fernando Krafi më ka shkruar një letër”, etj.
Ka interpretuar edhe në disa filma artistikë. I suksesshëm edhe si regjisor: “Karnavalet e Korçës”, “Pallati 176”, “Nën dritat e skenës”, “Në jetë”, “Valsi i Titanikut”, etj.

Ai ishte nderuar me titullin “Artist i Merituar”. /Demokracia.com/

 

Të ngjashme