Ka kohë që është paralajmëruar se sezoni i pestë i “La Casa de Papel” do të shfaqet në Netflix.
Adhuruesit e serialit spanjoll kanë pritur gati një vit e gjysmë për të parë se çfarë ndodhi pas ngjarjeve të sezonit të katërt.
Pjesa e fundit e “La Casa de Papel” do të ndahet në dy gjysma, ku pesë episodet e para do të nisin shfaqjen nga dita e sotme, 3 shtator.
Sezoni i pestë do të përfundojë me pesë pjesët e tij të fundit më 3 dhjetor 2021.