Arte
Mbahet edicioni i 32-të i festivalit “Zambaku i Prizrenit”
Demokracia
16:40 | 25 Korrik 2021

Share:

Në kinemanë Lumbardhi u mbajt edicioni i 32-të i këngës së vjetër qytetare “Zambaku i Prizrenit”.
Nga 16 këngët që ishin konkurruese në këtë edicion, çmimin kryesorë “Zambaku i Prizrenit” për të dytën herë e mori Besmir Shishko me këngën “Më nuk je”.
Rovena Dilo, mori vendin e parë nga juria me këngën e saj “Medusa”, kënga “Vendi nën Diell” nga Donika Rushiti u vlerësua me çmimin e vendit të dytë dhe kënga “Saril Bana” nga Tolga Kaza vendin e tretë.
Në Festival të pranishëm ishin Kryetari i Komunës së Prizrenit, z. Mytaher Haskuka, zëvendësminsitri i MKRS, z. Sejnur Veshall dhe dy këshilltarët e Ministrit, znj. Nora Arapi Krasniqi dhe z. Onur Canhas.
Festivali i këngës së lehtë “Zambaku i Prizrenit” është themeluar në vitin 1986 nga institucionet e atëhershme kulturore të Kosovës, si ngjarje e vetme kulturore që kultivon zhanrin e muzikës qytetare, si baladat, shansonet e serenatat. /Demokracia.com/

Të ngjashme