Lajme
95 pacientë të infektuar me koronavirus po trajtohen në spitale, mes tyre edhe dy foshnje
Demokracia
12:06 | 25 Korrik 2022

Share:

Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në tërë vendin janë duke u trajtuar 95 pacientë me COVID-19.

Sipas njoftimit të SHSKUK-së, në mesin e 95 pacientëve të prekur me COVID-19, janë edhe dy foshnje të cilat janë duke u trajtuar në Klinikën e Neonatologjisë, shkruan Demokracia.com.

Më së shumti paciëntë janë duke u trajtuar në Klinikën Infektive, Spitalin e Gjakovës dhe në Klinikën e Gjinekologjisë.

Njoftimi i plotë i SHSKUK-së, pa ndërhyrje:

Nga raportimet e datës 25 korrik 2022, në klinikat e QKUK-së dhe  spitalet e përgjithshme, janë duke u trajtuar 95 pacientë me Covid-19.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 27 pacientë + 2 pacientë në Mjekim Intensiv

Klinika e Pediatrisë, 6 pacientë

Klinika e Gjinekologjisë, 15 pacientë

Klinika e Neonatologjisë, 2 foshnje

Spitali i Gjakovës,17 pacientë

Spitali i Pejës,11 pacientë

Spitali i Gjilanit,13 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 10 pacientë

Të ngjashme