ShowBiz
Lana Del Rey mbron komentet për Trump të cilin e cilëson si ‘psikopat narcizist’
Demokracia
14:39 | 13 Janar 2021

Share:

Lana Del Rey ka mbrojtur komentet e saj në lidhje me presidentin e SHBA Donald Trump.

Këngëtarja  tha se komentet e saj në lidhje me trazirat në ndërtesën e Kapitolit të udhëhequr nga plaçkitësit ishin “nxjerrë nga konteksti” raportojnë mediat e huaja.

Lana u shfaq në BBC Radio 1 për të biseduar me Annie Mac rreth publikimit të albumit të saj të fundit para se të prekte situatën aktuale në vendin e saj të lindjes.

Komentet e Lanës morën vëmendje të madhe në mediat sociale pasi mediat supozuan se ajo nënkuptonte që Trump “nuk e dinte se ai ishte duke nxitur” me kryengritjen e dhunshme në Uashington DC dhe se presidenca e tij përçarëse “duhej të ndodhte” në Amerikë.

“Çmenduria e Trump, aq e keqe sa ishte, me të vërtetë duhej të ndodhte,” i tha ajo Annie Mac.

“Ne vërtet kishim nevojë për një reflektim të problemit më të madh të botës sonë, i cili nuk është ndryshimi i klimës, por sociopatia dhe narcizmi”.

Të ngjashme
ShowBiz • 27 Prill 2024