Lajme
65-vjeçari i gjetur pa shenja jete në Mitrovicë dyshohet se është vrarë
Demokracia
19:04 | 10 Janar 2023
Ilustrim

Share:

Policia e Kosovës ka njoftuar se 65-vjeçar i cili është gjetur pa shenja jete dyshohet të jetë vrarë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti ka thënë për Demokracia.com se bazuar në hetimet fillestare në vendin e ngjarjes si dhe ekzaminimet e kryera, me urdhër të prokurorit hetimet për rastin kanë nisur në drejtim të veprës penale vrasje.

“Sot, rreth orës 14:35, është raportuar se brenda objektit të Shoqatës së të  Shurdhërve në rrugën “Avni Shabani” në Mitrovicë, është gjetur pa shenja jete viktima N. G., 65 vjeçar.  Bazuar në hetimet fillestare në vendin e ngjarjes si dhe ekzaminimet e kryera, me urdhër të prokurorit hetimet për rastin  kanë nisur në drejtim të veprës penale vrasje.  Ndërsa me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës  është dërguar  për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore”, ka thënë Zahiti.

Ai shtoi se rrjedha e mëtejme hetimore është duke vazhduar në koordinim me prokurorin e rastit në drejtim të  zbardhjes së plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me rastin  e veprës penale  vrasje./Demokracia.com

Të ngjashme