Lajme
64-vjeçarit i shpëtohet jeta në QKUK, mjekët ia largojnë copën e mishit të mbetur në fyt
Demokracia
21:42 | 05 Maj 2023

Share:

Ekipi kujdestar i Klinikës së Pulmologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, i ka shpëtuar jetën një pacienti të moshës 64-vjeçare, pasi të njëjtit një copë e mishit pas gëlltitjes ia kishte bllokuar rrugët e frymëmarrjes.

Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka njoftuar se përmes intervenimit me Bronkoskop, pacientit menjëherë i është larguar copa e mishit, si “trup i huaj”.

“Kjo copë e mishit ishte aspiruar gjatë ngrënies. Procedura u përballua lehtë dhe u krye në mënyrë profesionale”, thuhet në komunikatën për media.

Pacienti bëhet e ditur se është kursyer nga intervenimet me të rënda dhe tani gëzon shëndet të plotë.

Të ngjashme