Lajme
63% rritje në regjistrim të pronës së paluajtshme në kryeqytet
Demokracia
18:25 | 25 Korrik 2023

Share:

Komuna e Prishtinës ka shënuar rritje prej 63% të regjistrimit të pronës së paluajtshme në krahasim me një vit më parë.

Kështu ka njoftuar i pari i kryeqytetit, Përparim Rama, i cili tha se kjo rritje vjen si rezultat i vendimit për pezullim të taksës në transaksion të pronës.

“63% më shumë aplikime për regjistrim të pronës së paluajtshme në raport me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, si rezultat i vendimit për pezullimin e taksës në transaksion të pronës e cila ishte 150 euro”, ka shkruar Rama në Facebook.

Ai tha se në gjashtë mujorin e parë të vitit të kaluar, 2521 persona kanë aplikuar për regjistrim të pronës së paluajtshme, ndërsa në gjashtë mujorin e këtij viti kanë aplikuar 4120 persona për po të njëjtën procedurë.

Të ngjashme