Lifestyle
6 fjalitë që nuk duhet t’ua thoni kurrë grave mbi 30 vjeç
Demokracia
09:45 | 04 Prill 2024

Share:

Sa herë ju ka ndodhur që të keni një përplasje verbale, për shkak të njerëzve që keni përballë dhe mënyrës si ata ju drejtohen? Sidomos gratë e moshave të ndryshme, kanë shpesh frikë të përballen me atë që thonë të tjerët, tematikat që hapin, pyetjet pa vend që bëjnë etj.

Për gratë në të 30-at e tyre dhe më sipër ka shpesh pyetje që i adresohen jetës private, fëmijëve apo planeve për të ardhmen që i vendosin në pozita aspak të kënaqshme dhe jo vetëm!

Ja disa pyetje që sipas ekspertëve nuk duhet t’ia bëni kurrë gocave mbi moshën 30 vjeç

 “Nuk ke akoma fëmijë? Mos harro se nuk bëhesh më e re”

Shumë gra mund të jenë të zëna me karrierën apo stilin argëtues të jetës, nëpër festa dhe bare dhe nuk e kanë mendjen te planet për zgjerimin e familjes. Duke u shprehur këtë frazë, ju thjesht u rikujtoni atyre ndoshta një aspekt të harruar ose jashtë vëmendjes siç mund të jetë fëmija në një pikë të caktuar të jetës.

 “Duhet të blesh një shtëpi”

Blerja e një shtëpie nuk është një hap kaq i sigurt, sidomos për gocat! Shpenzimet, ushqimet, qiraja dhe të tjera fatura që duhen paguar çdo muaj ndoshta i mbajnë “peng” në investimin për një shtëpi.

“Ti dukesh shumë mirë për moshën që ke”

Më mirë kursejeni një shprehje të tillë, që ngjan më shumë si mallkim se një kompliment!

“A i ke provuar këto njohjet virtuale?”

Kur dikush nuk ju kërkon këshilla, sidomos në aspektin personal, më mirë mos e jepni një të tillë se dukeni shumë keq!

“Pra, si ndihesh kur je 35 vjeç (mund të jetë edhe 31, 32, pra mbi 30)?”

Njerëzit priren të pyesin për ditëlindjet, por thellimi në detajet për ndjesinë e moshës është shpesh diçka e tepruar.

“Ti ke një shpirt të vjetër”

Me këtë shprehje, njerëzit hamendësojnë për moshën, se sa për shpirtin apo botën tuaj! Ndaj, është gati fyes si përcaktim.

Të ngjashme