Auto&Tech
5G, fokusi kryesor i Apple tek të gjithë pajisjet e reja përfshi iPhone 13
Demokracia
18:16 | 15 Shtator 2021
Foto Ilustrim

Share:

Këtë të martë, Apple Inc pritet të prezantojë iPhone e ri dhe modelet e reja të orëve Apple të cilat do të kenë përditësime të vockla në paraqitje por analistët presin që këto pajisje popullore të luajnë një rol të pakrahasueshëm në tërheqjen e konsumatorëve ndaj planeve të reja 5G.

Vitin e shkuar, Apple nxori në treg iPhone 12, i cili kishte një pamje te re si dhe ishte pajisja e parë në treg që mund të lidhej me 5G. Këtë vit, analistët presin disa ndryshime modeste në aspektin mekanik dhe një fokus edhe më të thellë tek 5G-ja.

Sipas ekspertëve, iPhone 13 pritet të jetë një telefon i ri por nuk do të duket shumë ndryshe nga versioni i mëparshëm, iPhone 12. Mes ndryshimeve pritet të jetë Wi-Fi dhe procesorë më të shpejtë si dhe përditësime në cilësinë e videove si mjegullimi i sfondit etj.

Të ngjashme