Sport
Juventusi fiton edhe në ndeshjen e dytë ndaj Freiburgut
Demokracia
21:08 | 16 Mars 2023

Share:

Juventusi ka shënuar tjetër fitore ndaj Freiburgut, tani në Gjermani. “Zonja e vjetër” pas fitores 1:0 në Torino, triumfoi edhe si mysafir me rezultatin 2:0, dhe kalon në çerekfinale të Ligës së Evropës.

Vendësit nga minuta e 44-t mbetën me një futbollist më pak në fushë pasi me kartonin e dytë të verdhë u ndëshkua Manuel Gulde. Ndërkohë nga penalltia shënoi Dushan Vllahoviq për 1:0 në të mirë të skuadrës italiane.

Federico Chiesa vulosi rezultatin final të takimit dhe kualifikimin e Juventusit në minutën e pestë të kohës shtesë. Trajneri Massimiliano Allegri tani ka vetëm tri ditë kohë për t’i përgatitur lojtarët për duelin derbi kundër Interit në Serie A, që zhvillohet të dielën.

Të ngjashme