Lifestyle
5 mënyra për të veshur këmishën e bardhë
Demokracia
18:22 | 06 Maj 2021

Share:

Disa lloje veshjesh janë investime ‘të mençura’ të cilat mbesin gjithmonë në garderobën tonë pavarësisht trendeve dhe pëlqimeve tona.

Një xhaketë klasike e zezë, sandale me rripa të hollë, manteli bezhë, xhinset me prerje bazike dhe këmisha e bardhë janë disa prej këtyre veshjeve, për të cilat ia vlen të shpenzoni më shumë para sepse gjithmonë do të ju nevojiten, shkruan Demokracia.com

Meqë jemi në stinën e pranverës kur kemi tendenca më shumë për ngjyra të hapura dhe moti na lejon të përdorim edhe më shumë aksesorë, po sjellim për ju 5 mënyra për ta kombinuar këmishën  e bardhë.

Një teknikë e tillë mund të jetë përfituese veçanërisht kur jeni udhëtuar dhe përdorimi i një veshje në disa mënyra do të ju kursejë vend në valigjen tuaj.

Kostumi klasik

Këmisha e bardhë e kombinuar me xhaketë dhe pantallona apo fund të thjeshtë të zi nuk do të ju zhgënjejë kurrë, e sidomos nëse jeni tip që nuk doni të rrezikoni apo edhe nëse nuk jeni të sigurtë se si duhet të visheni në ndonjë ngjarje.

Këmisha e bardhë e shoqëruar me kostum klasik nuk do të ju lërë kurrë në baltë që nga zyra deri në ndonjë mbrëmje argëtuese.

Me xhinse

Një këmishë e bardhë me xhinse të jep një look më të çliruar dhe të rehatshme. Ky kombinim mund të marr tipare të ndryshme varësisht nga aksesorët me të cilët e shoqëroni. Një çantë apo këpucë të kuqe mund t’a bëjnë këtë veshje pak më ekcentrike pa i humbur freksinë pranverore të pamjes.

Me një kombinim më të pazakontë

Sharon Stone në mbrëmjen e çmimeve Oskar është një shembull i përsosur se si këmisha e bardhë mund të shëndrrohet edhe në elegancë të shkallës së lartë. Këmisha e bardhë e Stone është nga Gap mirëpo kombinim me fundin ngjyrë jorgovani Vera Wang, e bën këtë veshje të denjë për çmimet më prestigjioze në botën e filmit amerikan.

Me një fund veror të së njejtës ngjyrë

Një kombinim i tillë në ditët e nxehta të verës do të ju mundësojë të dukeni e kururar edhe në 40 gradë. Me një çantë të ndërtuar nga fijet e kashtës do të ju jap një hije të vajzave në filma francezë. Sidoqoftë edhe ky kombinim në varësi të aksesorëve mund të marrë shumë mundësi kombinimi si psh nëse i shtohet edhe një xhaketë stofi të hollë me një ngjyrë të mbyllët.

Këmisha e bardhë e kombinuar me materiale lëkure

Me fund ose pantallona lëkure ju do i jepni pamjes tuaj një tendencë pak punk mirëpo prapë do të mbeteni serioze dhe e rafinuar. Kendall Jenner ka zgjedhur një version maxi size të këmishës së bardhë që e kombinuar me take të larta i jep një tendencë androgjene.

Të ngjashme
Lifestyle • 02 Maj 2024