Lifestyle
5 gjërat që i ndodhin flokëve tuaj nëse i lani shpesh
Demokracia
11:50 | 26 Shkurt 2021

Share:

Sa më pak që lani flokët është më mirë për to.

Disa prej nesh nuk mund të lejojnë që një ditë të kalojë pa larë flokët dhe disa njerëz me fat mund të kalojnë javën duke i larë flokët vetëm një herë. Dhe megjithëse mund të duket se larja e flokëve tuaj ditë pas dite po e ndihmon atë të mbetet i pastër dhe i shëndetshëm, në fakt është e kundërta.

Ja çfarë ndodhë me flokët nëse i lajmë shpesh

Keni rënie të flokëve më shumë se zakonisht – Është krejt normale nëse humb pak flokë kur bën dush, por të lash flokët shpesh ndikon në rënien më të madhe të flokëve. Kjo ndodhë sepse kur lani flokët me shampo largohen vajrat natyralë që prodhohen në skalp.

Majat e flokëve dëmtohen më shpejt – Prerja e majave të flokëve u jep atyre freski, por nëse i lani ato çdo ditë kjo do të ndikojë në dëmtimin e tyre më të shpejt.

Duken më të yndyrshëm se zakonisht – Megjithëse shampoja supozohet se i lë flokët tuaj të pastër, ajo në fakt mund t’i bëjë atë më të yndyrshëm. Kur lani flokët shumë shpesh, kjo bën që skalpi juaj të mbiprodhojë vaj për të rehidruar. Larja e flokëve tuaj më rrallë është në fakt një çelës për ta mbajtur atë të pastër për më gjatë, dhe ju mund të stërvitni gjëndrat tuaja të vajit për të prodhuar më pak vaj duke pritur gradualisht më gjatë midis larjeve të flokëve.

Humbasin shkëlqimin – Nëse filloni të vini re se flokët tuaj duken tepër të thatë dhe kanë humbur shkëlqimin e tyre, ka shumë mundësi që të ketë nevojë për pushim nga larja. Një mungesë e vazhdueshme lagështie mund të ndikojë në strukturën e flokëve tuaj. Përveç heqjes së vajrave nga flokët tuaj, larja me shampo shumë shpesh mund të çojë edhe në grumbullimin e mbetjeve, duke bërë që flokët tuaj të duken më pak të shkëlqyeshëm.

Ngatërrohen lehtë – Larjet e përditshme bëjnë që kutikula e flokëve tuaj të qëndrojë e hapur, duke e bërë atë të bëhet më e thatë dhe e brishtë. Kjo, nga ana tjetër, rezulton në nyje dhe ngatërresa të flokëve tuaj, dhe kur i lani ato, krehja mund të bllokohet, duke dëmtuar edhe më shumë flokët tuaj. /Demokracia.com/

Të ngjashme