Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit shqiptar, Gledis Nano ka reaguar në lidhje me aksionin e SPAK-ut të zhvilluar në pikën kufitare në Morinë ku janë arrestuar 31 policë dhe punonjës shqiptarë dhe 26 policë të Kosovës.
Nano ishte sot në Pikën Kufitare të Kakavisë. Nano është pyet nga gazetarët lidhur me masat e marra në vigjilje të Pashkëve, pëcjell Demokracia.com.
Kreu i policisë u pyet nga gazetarët për arrestimet në pikën kufitare në Morinë.
“Sot, është bërë një njoftim zyrtar nga SPAK dhe ShÇBA lidhur me një operacion dhe ekzekutimin e disa masave të sigurisë për punonjës policie dhe shtetas, për shpërdorim detyre dhe vepra të tjera penale. Policia e Shtetit në këtë operacion është angazhuar që në fillim të këtij hetimi duke ndihmuar dhe duke qenë në krah të agjencive të tjera ligjzbatuese pasi, ashtu siç unë e kam përmendur, që në fillim të marrjes së detyrës nga ana ime kam synuar dhe i qëndroj shumë fort pastërtisë së figurës së punonjësve të Policisë. Kërkojmë një Polici me integritet të lartë dhe ata punonjës policie të cilët nuk e gjejnë dot vetën për të bërë realisht dhe me ndërshmëri punën duhet të largohen nga forca e Policisë së Shtetit. Nuk mund të bëhet pis gjithë kjo forcë Policie me njerëz të përkushtuar nga disa elemente të cilët tradhëtojnë uniformën, shokët dhe kolegët në punë. Unë inkurajoj të gjitha agjencitë ligjzbatuese të vazhdojnë me këtë ritëm verifikimin, marrjen e informacionit dhe hetimet ndaj çdo punonjësi policie që abuzon me detyrën.”, tha ai./Demokracia.com/
LEXO EDHE:
IPK jep detaje për aksionin “Pika 2” dhe arrestimin e 26 policëve në Vërmicë
EKSKLUZIVE| Këta janë emrat e 26 policëve kufitarë të arrestuar nga Inspektorati Policor në Vërmicë