Lajme
EKSKLUZIVE| Këta janë emrat e 26 policëve kufitarë të arrestuar nga Inspektorati Policor në Vërmicë
Demokracia
13:56 | 08 Prill 2022

Share:

Inspektorati Policor i Kosovës deri tani ka arrestuar 26 policë kufitarë në pikën kufitare në Vërmicë, gjatë aksionit që ka nisur që nga orët e mëngjesit të sotëm. 

Demokracia.com ekskluzivisht ka mësuar emrat e 26 zyrtarëve të arrestuar sot në Vërmicë.

Para pak çastesh, Demokracia.com me burime brenda Policisë së Kosovës ka publikuar emrat e 15 prej të arrestuarve.

Kjo është lista e plotë:

 

EKSKLUZIVE| Këta janë 15 nga 26 policët kufitarë që u arrestuan sot në Vermicë nga Inspektoratit Policor (Emrat)

26 zyrtarët policorë që janë vënë në prangat e IPK-së dyshohen se kanë kryer veprat penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “marrje ryshfeti”. Të njëjtit janë dërguar në IPK për intervistim.

Hetimi i nisur rreth një vit më parë ka rezultuar me identifikimin e zyrtarëve policorë të dyshuar për korrupsion, të cilët kanë qenë objekt hetimi nga Inspektorati Policor i Kosovës dhe ka përfshirë masat e fshehta në koordinim me Prokurorinë dhe të aprovuara nga Departamenti Special i Gjykatës Themelore në Prishtinë.

“Ky hetim është duke u zhvilluar në koordinim të plotë dhe nën udhëheqjen nga Prokuroria Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK) duke përfshirë edhe masa të fshehta të hetimit. Hetimi përfshin edhe bashkëpunim me prokurorë nga SPAK-u [Struktura e Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar e Republikës së Shqipërisë] dhe zyrtarët e AMP-së, Agjencisë për Mbikëqyrje Policore (agjencia homologe e IPK-së në Shqipëri)”, thuhet në njoftimin e IPK-së.

Hetimi ka përfshirë edhe bashkëpunim me prokurorë nga SPAK-u (Struktura e Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar e Republikës së Shqipërisë) dhe zyrtarët e AMP-së Agjencisë për Mbikëqyrje Policore (agjencia homologe e IPK-së në Shqipëri).

Aksioni ishte vazhdimësi e aksionit “Pika”, ku më herët kishin përfunduar të arrestuar 48 policë kufitarë dhe 2 doganierë.

Shënim: Të gjithë të arrestuarit konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë. /Demokracia.com/

Të ngjashme