Lajme
​22-vjeçari nga Kosova arrestohet në Shqipëri, iu gjet lëndë narkotike
Demokracia
13:13 | 03 Shtator 2023

Share:

Një 22-vjeçar me inicialet K.H nga Kosova është arrestuar në Muriqan të Shqipërisë, pasi mbante lëndë narkotike në automjet.

Policia bën me dije se po ndiqet penalisht edhe shtetasi A. S., 21 vjeç, banues në Kosovë, pasi ndodhej në të njëjtin automjet me të arrestuarin.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme./TCH/

Të ngjashme