Lajme
17 toka| Pasuria e ish-anëtarit të Ushtrisë Jugosllave që u bë zëvendësministër nga Kurti
Demokracia
15:50 | 06 Gusht 2023

Share:

Tashmë është e konfirmuar se kryeministri Albin Kurti e ka emëruar Radojica Radomiroviqin – ish-pjesëtar i Ushtrisë famëkeqe Jugosllave – në rolin e zv. ministrit në qeverinë e tij. Sa është pasuria e këtij zv. ministri?

“Po kam qenë pjesëmarrës në luftën në Kosovë… por s’kam marrë pjesë në operacione luftarake,” – i tha ai Nacionales i pyetur rreth informacioneve që mori së fundi.

Radomiroviqi u shpreh se kishte punuar si civil në administratë në Kazermën e Mitrovicës.

Por, sa është pasuria e këtij pushtetari?

Lista e pronave të paluajtshme të deklaruara prej tij në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit (ish-AKK) është e gjatë. Shumë e gjatë.

Ajo përfshin një listë prej 17 tokash, një banese, dy shtëpive dhe një depoje.

Vlera e përbashkët e të gjitha këtyre shkon në mbi 200 mijë euro, sipas vetë z. Radomiroviq.

Ajo që është interesante është se të gjitha këto pasuri të paluajtshme janë fituar pas vitit 2012. E fundit është depoja e përfituar në vitin 2022.

Sa i përket pasurisë së paluajtshme, ai ka regjistruar dy vetura. Njëra Volkswagen që vlen 6 mijë euro dhe një tjetër është kombi i blerë më 2022 dhe që vlen 9 mijë euro.

Të ngjashme