Lajme
168 raste aktive me COVID-19 në Gjilan
Demokracia
11:52 | 27 Janar 2021

Share:

Në qytetin e Gjilanit aktualisht janë 168 raste aktive koronavirus. Që nga përhapja e COVID-19 në Komunën e Gjilanit, 3 mijë e 395 kanë rezultuar pozitivë, ndërsa 105 të tjerë kanë vdekur si pasojë e infektimit me këtë virus.

Kështu u bë e ditur në takimin e sotëm të komitetit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, i udhëhequr nga nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli.

“Nga 9113 mostra, 3395 kanë rezultuar pozitivë, 3123 janë shëruar, 105 kanë ndërruar jetë, raste aktive janë 168, të konfirmuar me COVID-19 në hospitalizim janë 19 persona dhe 109 mostra në pritje për rezultat”, u bë e ditur në takim.

Qytetarëve iu është bërë thirrje që të respektojnë masat antiCOVID-19.

Përndryshe, në Komitetin komunal të Gjilanit, i cili është themeluar më 13 mars 2020, janë të përfshira institucionet lokale dhe rajonale, shëndetësia primare dhe sekondare, Qendra Rajonale e Shëndetit Publik, Policia e Kosovës, zjarrfikësit, Qendra 112 e Kryqi i Kuq./Demokracia

Të ngjashme