Lajme
15 vjeçari plagos aksidentalisht me armë zjarri nënën e tij në Dibër
Demokracia
19:23 | 07 Mars 2023

Share:

Një 15-vjeçar ka plagosur aksidentalisht nënë e tij me kallashnikov në Dibër. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur më fshatin Selishtë rreth orës 17:00.

Mësohet se shtetasja Sh.L., rreth 46 vjeçe ka marrë ndihmë mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë, kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë shoqëruar në Komisariat të miturin.

Gjithashtu shërbimet e Policisë kanë sekuestruar armën e zjarrit tip kallashnikov. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Të ngjashme