Lajme
​Pas fillimit të luftës 22 mijë dasma në Ukrainë
Demokracia
18:35 | 23 Prill 2022
Ilustrim

Share:

Ka nga ata që janë martuar në front, nën kamuflazh dhe me një buqetë të improvizuar, shtuar këtu edhe vellon nën helmetë.

Çiftet përjetësojnë fotot e rastit të dasmës mes rrënojave të bombardimeve.

Lufta nuk e ndali dashurinë dhe dëshirën për të ecur përpara.

Mbi 22 000 martesa janë regjistruar në Ukrainë që nga fillimi i luftës, më 24 shkurt, nga të cilat 1 800 të tilla vetëm në qytetin e Kievit.

”Asgjë nuk frymëzon shpresë për fitore me tepër se sa lindja e një jetë të re. Qyteti jeton! Në kryeqytet lindin çdo ditë familje të reja dhe jetë të reja”, shkroi në FB kreu i administratës shtetërore të kryeqytetit, Mykola Povoroznyk.

”Kanë lindur edhe 1 500 fëmijë, nga të cilët 759 djem, 670 vajza rozë dhe të paktën 32 binjakë”, thekson media ukrainase.

Dhe, siç ndodh shpesh në kohë lufte, emrat janë gjithashtu të lidhur me ditët e vështira që ka kaluar tani Ukraina këto dy muaj.

Ndër regjistrimet e reja të të porsalindurve shumë prej tyre quheshin Jevelin, Javelin, Jav ose Javelina, si homazh ndaj atyre raketave nga SHBA që po lejojnë ukrainasit të rezistojnë.

Histori tmerresh dhe mizorish nga Ukraina ka shumë, por ”gara” drejt martesave dhe lindjeve tregon një vend që edhe një herë nuk dëshiron të dorëzohet./ATSH-ANSA/

Të ngjashme