Diaspora
​Kurti takohet me përfaqësuesit e Kongresit Pan-Shqiptar Amerikan
Demokracia
21:01 | 06 Korrik 2021

Share:

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim përfaqësuesit e Kongresit Pan-Shqiptar Amerikan, të kryesuar nga Bruno Ceka.

Kurti me këtë rast theksoi rolin e rëndësishëm që mërgata ka në shtet-ndërtimin e Kosovës, si dhe mundësitë e bashkëpunimit dhe koordinimit me mërgatën.

Gjatë takimit u diskutua për nevojën e rritjes së përfshirjes së mërgatës në vendet pritëse, si dhe angazhimin e mërgatës në transferin e dijes, duke marrë për bazë njohuritë, ekspertizën dhe rrjetin që kanë krijuar ndër vite, thuhet në komunikatë.

Të ngjashme