Lajme
​Britania e Madhe dhe BE bien dakord të koordinojnë sanksionet kundër Rusisë
Demokracia
00:07 | 22 Shkurt 2022

Share:

Sekretarja e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar, Liz Truss në një postim në Twitter, ka njoftuar se gjatë një telefonate me shefin e politikës së jashtme evropiane, Josep Borrell, kanë ranë dakord se Britania dhe BE-ja do të koordinohen për të dhënë sanksione të shpejta kundër regjimit të Putinit dhe do të qëndrojnë krah për krah me Ukrainën.

Ajo shton se ka folur gjithashtu me ministrin e Jashtëm të Ukrainës, Dmytro Kuleba për t’i ofruar mbështetjen e plotë të saj dhe për të diskutuar sanksionet që Britania e Madhe do të zbatojë kundër Rusisë me aleatët.

Të ngjashme