Lajme
Komedi shtetërore | Kurti dështon të hapë shkollat në veri, këto janë adresat e çuditshme të qendrave të votimit, “Ura e Bubës”, “Banja e parajsës”, “Molla e vogël”
Demokracia
14:06 | 20 Prill 2024

Share:

Qeveria e Kosovës ka dështuar sërish për t’i siguruar KQZ-së hapjen e qendrave të votimit për procesin e votimit për shkarkimin e kryetarëve të katër komunave veriore të Kosovës, i cili do të mbahet më 21 prill 2024.

Në pamundësi për të hapur qendrat e zakonshme të votimit, për shkak të refuzimit të drejtorëve serbë për t’i hapur shkollat, KQZ-ja ka ndryshuar listën e qendrave të votimit në momentet e fundit, shkruan Demokracia.com.

Një ditë para votimit, KQZ ka publikuar listën e re të qendrave të votimit, të cilat do të hapen kryesisht në lokacione alternative.

Sipas listës së publikuar nga KQZ, disa nga adresat ku do të hapen këto qendra të votimit, janë vërtetë të çuditshme.

“Ura e Bubës” është adresa e re e dy qendrave të votimit të fshatrave Bubë dhe Lluqkarekë nga komuna e Zubin Potokut.

Në këtë komunë do të hapet edhe qendra e votimit në një objekt public në adresën “Molla e vogël”, ku do të mund të votojnë votuesit e qendrave të votimit Crepulë dhe Ceceva.

Adresa me emrin më të çuditshëm ku do të hapet një qendër votimi në komunën e Zveçanit është në fshatin e njohur edhe ndërkombëtarisht për shkak të sulmit terrorist më 24 shtator 2023.

“Rajska banja” apo “Banja e parajsës” është adresa ku do të hapet një qendër votimi për procesin e 21 prillit. /Demokracia.com/

 

Të ngjashme