Lajme
Sovraniteti i improvizuar | “Kontejnerët”, vendi ku përfundon sovraniteti i Qeverisë së Albin Kurtit në veriun e Kosovës
Demokracia
08:37 | 14 Prill 2024

Share:

“Shkollat janë kompetencë e komunave, përkatësisht komunat kanë kompetencë ekskluzive për shkollat në territorin e tyre. Prandaj, në këtë rast, kërkesa e juaj duhet t’i drejtohet kryetarëve të komunave të përmendura më lartë”.

Kjo është përgjigjja dëshpëruese, që më 12 prill 2024, Ministria e Arsimit ia ka kthyer Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që vetëm një ditë më herët kishte kërkuar nga MAShTI t’i sigurojë qasje në shkollat që ndodhen në komunat veriore të Kosovës për t’i përdorur si Qendra Votimi, më 21 prill 2024, për procesin e votimit për shkarkimin e kryetarëve shqiptarë nga detyra e tyre, shkruan Demokracia.com.

Gjithashtu, kjo përgjigje vjen në kohën kur kryeministri Albin Kurti dhe në përgjithësi Lëvizja Vetëvendosje, vazhdojnë të mburren se në veriun e Kosovës nuk ka pasur kurrë më shumë sovranitet sesa gjatë qeverisjes së tyre.

Për më shumë se dy vite, pushteti i Kurtit duke shfrytëzuar kapacitetet shtetërore ka përhapur “të vërtetën” e vet për sovranitetin, që po rezulton se është vetëm “sovranitet i improvizuar”, pasi nuk arrin t’i hapë as dyert e shkollave për procesin e votimit, duke hedhur përgjegjësinë tek kryetarët e komunave, njëri prej të cilëve, në maj mbush një vit që gjumin e bënë në zyren e tij në Leposaviq.

SOVRANITETI NË KONTEJNERË

Gjatë ditëve të kaluara mediat kanë raportuar se KQZ-ja ka pranuar mesazhe se më 21 prill, përfaqësuesit e shkollave nuk do t’i vënë në dispozicion ato për qëllime të procesit zgjedhor.

Kjo situatë mund të përsërisë 23 prillin e vitit 2023 kur KQZ-ja kishte organizuar procesin e zgjedhjes së kryetarëve në Qendra Votimi të improvizuara, në kontejnerë.

Para një viti, serbët kishin bojkotuar procesin zgjedhor dhe nuk kishin lejuar përdorimin e shkollave si Qendra Votimi.

Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, si bartës kryesorë të pushtetit në vendin tonë, nuk kishin arritur të sigurojnë as mbajtjen e zgjedhjeve në hapësirat e zakonshme dhe normale. /Demokracia.com/

Zgjedhje nëpër kontejnerë | Dështon Kurti dhe Osmani, nuk sigurojnë hapjen e të gjitha qendrave të votimit në veri

Të ngjashme