Lajme
Banim në varg: Gjetja interesante gjuhësore e Presidentes për lagjen Marigona
Demokracia
14:13 | 20 Prill 2024

Share:

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe bashkëshorti i saj, Prindon Sadriu e kalojnë gjysmë milionëshin vetëm me dy prona të tyre. Këto prona, ata në deklarimet e tyre të pasurisë tash e dy vjet, i quajnë banim në varg. Njëra prej tyre, është edhe ajo në një prej lagjeve më luksoze në Kosovë, “Marigona Hill”.

Fillimisht, le të shpjegojmë çka i bie “banim në varg”.

“…një shtëpi që bashkohet me shtëpitë të tjera në të dyja anët e saj me mure të përbashkëta”.

Duke e quajtur banim në varg, blerjen e pronës në “vargun e milionerëve”, presidentja Osmani dhe Zotëriu i Parë, e bëjnë të duket shumë e thjeshtë.

Megjithatë, prona e tyre mund të cilësohet edhe më thjeshtë: shtëpi luksozve në lagjen Marigona Hill.

Një “banim në varg”, presidentja dhe bashkëshorti i saj, e kanë edhe në Australi. Kjo, kap vlerën e 510 mijë euro.

Por përveç këtyre, presidentja në delarimin e saj të pasurisë ka deklaruar edhe një banesë, një garazh, një shtëpi dhe një tokë, tri të parat në pronësi të Sadrut, e kjo e fundit në pronësi të përbashkët, që kapin vlerën e 270 mijë euro.

Presidentja e ka deklaruar edhe një veturë të tipit Mercedes Benz në pronësi të bashkëshortit të saj, që kushton 1 mijë euro.

Osmani ka deklaruar s aka rreth një mijë euro para të gatshme në banka.

Të hyra vjetore, nga pozita si president, Osmani i ka 33 mijë euro. Ajo ka deklaruar se ka marrë tetë mijë euro për mëditje gjatë vitit që lam pas.

Prindoni në anën tjetër, nga pozita e tij si diplomat, ka marrë pagë vjetore 17 mijë euro, ndërsa nga qiratë prej shtëpisë në Australi, 12 mijë euro.

Qysh ishte përgjigjur Osmani?

Në vitin 2021, presidentja ishte pyetur për blerjen e saj, e cila sipas deklarimit të pasurisë, figuron të jetë bërë në vitin 2019:

“Jo, nuk kam shtëpi në Marigona Residence. Unë jetoj në një banesë që i ka neto 53-54 metra katror, jemi 4 anëtarë të familjes që jetojmë në atë banesë

“Në atë banesë jetojmë që nga viti 2012. Ne punojmë që 22 vite me bashkëshortin tim në Kosovë, në SHBA dhe Australi dhe nëse një familje arrin që me punë të ndershme të arsyetoj secilin centë të arrij të kaloj nga një banesë 53 metra katror në të ardhmen në një shtëpi të vogël sepse janë shpifje të rënda këto 400 mijë 500 mijë, më tregoni ku është problemi që ne kemi kontraktuar që në fakt ende nuk e kemi paguar ndoshta do të mund të paguaj në 20 vitet e ardhshme me kredi duke shitur banesën aktuale.” – kishte thënë ajo.

Të ngjashme