Lajme
Nuk i kalon inati që protestuan publikisht, Sveçla po tenton ta përçajë NJSI-në
Demokracia
22:07 | 26 Prill 2024

Share:

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, me çdo kusht po tenton t’i përçajë pjesëtarët e Njësisë Speciale Intervenuese të Kosovës, të njohur në popull si FIT.

Demokracia.com nga burime brenda strukturave të kësaj njësie ka mësuar se Sveçlës nuk po “ i del të keqtit”, që nga koha kur ata dolën haptas në protestë dhe kërkuan që t’u përmirësohen kushtet e punës.
Siç përflitet brenda policisë, që nga koha kur për herë të parë policët e njësisë më elitare të Policisë së Kosovës u detyruan të dalin në protestë, Sveçla ka tentuar që t’i përçajë ata në çfarëdo mënyre, porse duket se nuk po i funksionon.

Sveçla thuhet se ka provuar që të ushtroi ndikimin që ka te Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, që të vë në krye të njësisë njerëz të tij të dëgjueshëm. Si tentativë e fundit e tij për t’i përçarë po shihet edhe suspendimi i sotëm i një togeri të kësaj njësie.

Kurti i bashkohet fushatës së ministrit Sveçla kundër policëve që protestuan dhe kërkuan shtesat e rrezikshmërisë në punë

Pas protestave është raportuar se Albin Kurti dëshiron që t’ua heq disa nga kompetencat për luftimin e terrorizimit Njësisë Speciale Intervenuese, i cili është njësiti më elitar i Policisë së Kosovës, i cili kishte shpartalluar edhe terroristët e udhëhequr nga Milan Radojiçiq.

Albanian Post kishte raportuar se kjo kompetencë i ka kaluar një tjetër njësie të pa trajnuar në formë adekuate për t’u marrë me terrorizëm.

Kjo heqje e kompetencave për NjSI-në, të njohur ndryshe edhe si FIT, kishte ardhur pas protestave të këtij grupi dhe shprehjes së pakënaqësive publike me kushtet e punës dhe pagat e ulëta. Kompetencat i janë bartuar një njësie tjetër, asaj të Ndërhyrjes së Shpejtë (NjNSh).

Të ardhura 2200 euro, si u tentua nga Kurti e Sveçla “të shuhet” protesta e policëve specialë që kanë pagë rreth 600 euro

Deri sa pjesëtarët e FIT-it janë trajnuar nga shtete si SHBA-ja, Franca, Turqia e të tjera për luftimin e korrupsionit, asnjë njësi tjetër nuk ka kompetencën dhe ekspertizën e tyre. Megjithatë, kjo nuk e ka ndalur kryeministrin Kurti të marrë masa ndaj tyre, për shkak të refuzimit për ta ndalur protestën dhe shprehur pakënaqësinë publikisht. /Demokracia.com/

Fytyra tjetër e Albin Kurtit, sulmoi brutalisht Heronjtë e Banjskës: “Nuk keni bërë gjë me 24 shtator, i keni vrarë tre veta me snajper nga distanca”

Të ngjashme