Sport
Zyrtarizimi te Ballkani, Zyba i thotë lamtumirë Prishtinës me këto fjalë
Demokracia
18:15 | 06 Qershor 2022

Share:

Qendrim Zyba para pak çastesh u prezantua si transferimi më i ri i kampionit të Kosovës, Ballkanit.

Mesfushori i talentuar kosovar nëpërmjet llogarisë së tij në Facebook ka reaguar me një shkrim falënderues për Prishtinën, ish-klubin e tij tanimë, shkruan Demokracia.com.

Zyba ka falënderuar drejtuesit e klubit, trajnerët, lojtarët si dhe tifozët e klubit “Plisat”.

Zyrtare: Ballkani lanson “bombën” e radhës, nënshkruan me Qendrim Zybën

Postimi i plotë (pa ndërhyrje):

Të dashur miq, desha të ju njoftoj që nga sot nuk do të jem më pjesë e Fc Prishtinës.

Falendëroj të gjithë ata që më qëndruan pranë gjatë këtij rrugëtimi.

Falendëroj kryesinë , trajnerët , lojtarët si dhe të gjithë stafin .

Gjithashtu falendëroj tifozat Plisat për përkrahjen e dhënë gjatë këtyre viteve.

Jam i lumtur që ndava 5 vite me ju duke mbrojtur ngjyrat bardh e kaltër dhe duke fituar gjitha trofet me klubin bardhekalter, Mirupafshimë Prishtinë .

Me respekt , Qendrim Zyba./Demokracia.com/

Të ngjashme