Sport
Zyrtare: Ballkani lanson “bombën” e radhës, nënshkruan me Qendrim Zybën
Demokracia
17:38 | 06 Qershor 2022

Share:

Ballkani e ka zyrtarizuar transferimin e talentit kosovar, Qendrim Zybës.

“Portokallezinjtë” kanë njoftuar në faqen zyrtare se kanë nënshkruar kontratë tri vjeçare me Zybën, shkruan Demokracia.com.

Ka qenë presidenti i klubit, Arsim Kabashi i cili ka marrë pjesë ne prezantimin zyrtar të Zybës.

“E ku ka më mirë se në vendlindje. Qendrim Zyba nënshkruan kontratë tri vjeçare me klubin e qytetit. Ne jemi kampion”, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit.

Qendrim Zyba deri në edicionin e fundit ka qenë pjesë e Prishtinës për disa vite.

Zyba konsiderohet si një nga futbollistët me të ardhme të ndritur./Demokracia.com/

Të ngjashme