Sport
Zyrtare: Vedat Muriqi transferohet te Mallorca
Demokracia
20:21 | 22 Korrik 2022

Share:

Tashmë është sqaruar gjithçka. Vedat Muriqi do të jetë pjesë e skuadrës së Mallorcas në La Ligan e Spanjës, shkruan Demokracia.com.

Pasi kaloi gjashtë muaj si i huazuar, Muriqi tanimë është një transferim i përhershëm i skuadrës spanjolle.

Ka qenë skuadra e Lazios ajo që ka njoftuar e para që Muriqi është shitur te Mallorca.

“SS Lazio njofton se i ka kaluar përfundimisht të drejtën e shërbimeve sportive të futbollistit Vedat Muriqi klubit spanjoll RCD Mallorca”, ka qenë njoftimi i shkurtër i skuadrës italiane. /Demokracia.com

Të ngjashme