Sport
ZYRTARE: Trepça ’89 përforcohet me futbollistin e Drenicës
Demokracia
22:47 | 28 Qershor 2022

Share:

KF Trepça ’89 ka njoftuar në orët e vona të së martës (sot) se ka arritur marrëveshje me futbollistin Erdin Dushi.

“Minatorët” kanë nënshkruar me qendërmbrojtësin dhe mbrojtësin e krahut të djathtë që së fundmi ishte pjesë e Drenicës, shkruan Demokracia.com

Lajmin e ka bërë të ditur klubi mitrovicas përmes faqes zyrtare në Facebook.

“Klubi Futbollistik TREPÇA’89 njofton për afrimin e radhës. Erdin Dushi është pjesë e Minatorëve. Dushi vie si përforcim në pjesën defanzive të ekipit, mund të luaj si qendërmbrojtës dhe mbrojtës i djathtë”.

“Dushi sezonin e kaluar ishte pjesë e Drenicës dhe patë performaca mjaftë të mira”, thuhet në njoftimin e klubit.

“Xehtarët” janë inkuadruar së fundmi në Superligën e Kosovës në futboll nga Liga e Parë./Demokracia.com/

Të ngjashme