Sport
Zyrtare: Solomon nënshkruan me SC Gjilanin
Demokracia
20:58 | 12 Gusht 2022

Share:

Ish-futbollisti I Ballkanit, Theophilus Solomon, nga sot edhe zyrtarisht është futbollist i Gjilanit, shkruan Demokracia.com.

Lajmin e ka konfirmuar skuadra gjilanase e cila ka zyrtariszuar marrëveshjen me sulmuesin.

Sport Club Gjilani ka angazhimin e futbollistit Theophilus Solomon.

Marrëveshja e nënshkruar është e vlefshme për dy vite.

Solomon vjen nga radhët e FC Ballkanit, ekip me të cilin u shpall kampion në edicionin e fundit të kampionatit elitar në Kosovë, teksa në të kaluarën ishte pjesë e disa skuadrave të njohura të rajonit.

Të gjithë në SC Gjilani i urojnë mirëseardhje Solomonit dhe i dëshirojnë sukses në objektivat që klubi ka vënë para”, ka shkruar SC Gjilani. /Demokracia.com

Të ngjashme