Sport
ZYRTARE: Rangnick largohet nga Man United në fund të ediconit, merr drejtimin e kombëtares evropiane
Demokracia
13:07 | 29 Prill 2022

Share:

Trajneri i përkohshëm i Manchester United, Ralf Rangnick, është emëruar trajneri i ri i kombëtares austriake të futbollit.

63-vjeçari do të bashkohet me Austrinë në fund të majit për ndeshjet e tyre në UEFA Nations League me Kroacinë, Danimarkën dhe Francën, pas përfundimit të sezonit 2021/22 në Premierligë, bën të ditur Man United përmes një komunikate, shkruan Demokracia.com.

Rangnick ka nënshkruar një kontratë dyvjeçare me Austrinë, e cila automatikisht do të zgjatet edhe për dy vjet të tjera nëse ata kualifikohen për Kampionatin Evropian 2024.

Vendin e Ralf Rangnick te “Djajtë e Kuq” do ta marrë zyrtarisht Erik ten Hag nga edicioni i ri./Demokracia.com/

Të ngjashme