Sport
Zyrtare: Rahoveci mobilizohet për edicionin e ri, rinovon kontratën me talentin Ejupi
Demokracia
15:00 | 29 Korrik 2021

Share:

Klubi i Basketbollit Rahoveci ka filluar mobilizimin për edicionin e ri të garave në Superligën e Kosovës në basketboll.

“Vreshtarët” mbrëmë njoftuan se Fotis Takianos do të jetë kryetrajner i skuadrës për edicionin e ri, shkruan Demokracia.com.

Ndërsa sot, kanë zyrtarizuar edhe rinovimin e kontratës me talentin vendas, Visar Ejupin.

“E ardhmja e klubit të qytetit, Visar Ejupi pa hezituar fare ka vazhduar me klubin e tij të fëmijërisë”.

“Kosovës U18 dhe po përgatitet për ndeshjet e radhës. Ne i dëshirojmë suksese me përfaqësuesen dhe e presim që pas përfundimit të ndeshjeve të na bashkangjitet në stërvitje me klubin”, thuhet në njoftimin e KB Rahovecit. /Demokracia.com

Të ngjashme