Lajme
Zyrtarë policorë të Gjilanit përfshihen në rrëmbimin e dy shtetasve maqedonas
Demokracia
19:40 | 17 Shkurt 2021

Share:

Prokuroria Themelore e Gjilanit ka njoftuar se ka arrestuar pesë persona, në mesin e tyre edhe dy zyrtarë për veprën penale “Rrëmbim”.

Në Gjilan janë arrestuar pesë persona të dyshuar për veprën penale “Rrëmbim”, në mesin e tyre edhe dy zyrtar policorë.

Kështu ka bërë të ditur Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda duke shtuar se të njëjtit janë në paraburgim prej 48 orësh, shkruan Demokracia.com.

V.K., B.N., M.I., F.S., dhe V.K dyshohet se në fshatin Stanishor, Komuna e Novobërdës kanë rrëmbyer dy shtetas të Maqedonisë me qëllim të përfitimit material dhe të njëjtit i kanë mbajtur në një vilë.

“Prokurori i rastit, brenda afatit ligjor ndaj të pandehurve do të kërkojë caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata kompetente në Gjilan”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë, pa ndërhyrje:

Ndalohen 5 persona për rrëmbim, në mesin e tyre 2 zyrtarë policorë

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka ndaluar pesë (5) persona, tani të pandehurit V.K., B.N., M.I., F.S., dhe V.K. në kohëzgjatje prej 48 orëve, me dyshimin se kanë kryer veprën penale ‘’Rrëmbimi’’, nga neni 191, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ndërmarrë këto veprime në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Inspektoratin Policor të Kosovës, pasi që në mesin e të pandehurve janë dy zyrtarë policorë.

Dyshohet se rasti ka ndodhur në fshatin Stanishor Komuna e Novobërdës, ku të pandehurit më 16 Shkurt 2021, me qëllim të përfitimit material, kanë rrëmbyer dy shtetas të Maqedonisë, të cilët i kanë mbajtur në një villë në vendin e lartcekur.

Prokurori i rastit, brenda afatit ligjor ndaj të pandehurve do të kërkojë caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata kompetente në Gjilan. /Demorkacia.com/

Të ngjashme