Lajme
Zyrtare: Përparim Rama prezanton kabinetin e tij, këta janë drejtorët dhe këshilltarët e emëruar
Demokracia
18:49 | 19 Janar 2022

Share:

Kryetari i Prishtinës Përparim Rama ka prezantuar ekipin e tij me të cilin do ta udhëheq kryeqytetin për 4 vitet e ardhshme.

Në një postim në Facebook, Rama ka bërë të ditur ekipin prej 20 personash.

Demokracia.com më herët ka raportuar për emrat e ekipit të Ramës që vijnë nga LDK-ja.

Emrat e drejtorëve të LDK-së në komunën e Prishtinës, mes tyre edhe ish-zëvendësministri i Qeverisë Kurti

Kreu i Prishtinës ka shtuar se javën tjetër, ekipi do të plotësohet edhe më shumë.

Ky është ekipi i prezantuar nga Përparim Rama:

Alban Zogaj – Nënkryetar

Vllaznim Osmani – Shef i Kabinetit të Kryetarit

Arbër Sadiki – Drejtor i Urbanizmit

znj. Mimoza Sylejmani – Drejtoreshë e Planifikimit Strategjik dhe Zhvillimit të Qëndrueshëm

Krenar Xhaferi – Drejtor i Investimeve Kapitale dhe Menaxhimit të Kontratave

znj. Doruntinë Maloku – Drejtoreshë e Pronave

Donat Lushaku – Drejtor i Kadastrit

znj. Adelina Sahiti – Drejtoreshë e Mirëqenies Sociale

Izet Sadiku – Drejtor i Shëndetësisë

znj. Valbona Makolli – Drejtoreshë e Financave

Florian Dushi – Drejtor i Inspeksionit

znj. Donika Çetta – Drejtoreshë e Parqeve

Bersant Beka – Drejtor i Administratës

znj. Vesa Sahatçiu – Këshilltare për Kulturë

znj, Ermira Gjevori – Këshilltare për Qeverisje të Mirë

znj. Hana Xhemajli – Këshilltare për Komunikim Strategjik

Saudin Maliqi – Këshilltar për Shëndetësi

Bardh Krasniqi – Këshilltar për Sport

znj. Jonada Jashari – Këshilltare për Media

znj. Teuta Sahatqija – Këshilltare për Transformim Digjital dhe Smart City

Të ngjashme