Lajme
Emrat e drejtorëve të LDK-së në komunën e Prishtinës, mes tyre edhe ish-zëvendësministri i Qeverisë Kurti
Demokracia
18:30 | 19 Janar 2022

Share:

Përparim Rama, kryetari i ri i Prishtinës, ka emëruar disa prej drejtorëve të rinj komunalë.

Demokracia.com ka mësuar emrat e drejtorëve që vijnë nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Mimoza Sylejmani pritet që të udhëheqë drejtorinë e Planifikimit dhe Zhvillimit Strategjik, ndërsa Donat Lushaku, do të jetë drejtor i Kadastrës.

Demokracia.com ka mësuar se Besant Beka do të udhëheqë drejtorinë e Administratës, kurse Doruntina Maloku pritet që të jetë drejtoreshë e Pronës.

Krenar Xhafer do të jetë në krye të drejtorisë për Investime Kapitale, ndërkaq, Arbër Sadiku do të udhëheqë Drejtorinë së Urbanizmit, Ndërtimit dhe Mbrojtjes së Mjedisit.

Izet Sadiku, i cili ka shërbyer si zëvendësministër i Shëndetësisë gjatë Qeverisë Kurti I, do ta udhëheqë drejtorinë e Shëndetësisë në komunën e Prishtinës, raporton Demokracia.com.

Vlen të përmendet se për shkak të ndarjes së posteve, Komunës së Prishtinës e cila tani ka udhëheqje të re, i janë shtuar edhe pesë drejtori të reja.

Siç dihet deri tani, pritet që të ketë tri drejtori të veçanta për arsim kulturë e sport.

Veç kësaj, pritet edhe një drejtori e veçantë për Investime kapitale dhe menaxhimin e kontratave dhe një për Planifikim strategjik dhe zhvillim të qëndrueshëm./Demokracia.com/

Të ngjashme