Sport
Zyrtare: Paris Saint-Germain nënshkruan me portierin Arnau Tenas
Demokracia
15:12 | 30 Korrik 2023

Share:

Paris Saint-Germain ka njoftuar zyrtarisht nënshkrimin me portierin spanjoll, Arnau Tenas, i cili gjithë karrierën e ka kaluar te ekipet zinxhir të Barcelonës.

Kampioni i Ligue 1 nuk ka të ndalur në afatin kalimtar të verës, pasi ka zyrtarizuar edhe transferimin e shtatë deri tani.

Pas Milan Skriniar, Marco Asensio, Cher Ndour, Kang-in Lee, Lucas Hernandez dhe Manuel Ugarte, PSG ka njoftuar edhe ardhjen e portierit Tenas.

Tenas vjen si transferim i lirë pas skadimit të kontratës me Barcelonën dhe ka nënshkruar kontratë trevjeçare.

“Paris Saint-Germain është i kënaqur të njoftojë nënshkrimin e Arnau Tenas. Portieri 22-vjeçar i është përkushtuar klubit deri në vitin 2026”, thuhet në njoftim.

“ Jam shumë i lumtur që i bashkohem këtij klubi të madh dhe që jam pjesë e familjes së portierëve të PSG-së. Disa portierë shumë të mirë kanë shënuar historinë e Paris Saint-Germain”, ka thënë Tenas pas prezantimit.

Të ngjashme