Sport
Zyrtare: Muriqi përshëndetet me skuadrën e Mallorcas
Demokracia
16:38 | 07 Korrik 2022

Share:

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi edhe zyrtarisht më nuk është pjesë e Mallorcas aty ku ishte huazuar për gjashtë muaj nga Lazio, transmeton Demokracia.com.

Muriqi sot ka falënderuar skuadrën dhe tifozët e Mallorcas, derisa ka zgjedhur fjalët më të mira për drejtuesit, trajnerin dhe të gjithë mbështetësit e klubit.

“Ju më keni bërë të ndihem si në shtëpinë time që nga minuta e parë. Faleminderit për këta 6 muaj të mrekullueshëm”, tha ndër të tjera Muriqi. /Demokracia.com

Të ngjashme
Sport • 08 Maj 2024