Sport
Zyrtare: Mallorca e Vedat Muriqit shkarkon trajnerin
Demokracia
19:39 | 22 Mars 2022

Share:

Luis Garcia Plaza nuk do të jetë më trajner i Vedat Muriqit dhe bashkëlojtarëve të tij te Mallorca.

Klubi ka marrë vendim të ndajë rrugët me trajnerin spanjoll, pas rezultateve jo të mira në La Liga.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi i Mallorcës të martën pasdite, shkruan Demokracia.com.

“Luis García Plaza pushon së qeni trajner i RCD Mallorca. Klubi i uron suksese dhe e falënderon për gjithë punën që ka bërë deri më sot”.


“Luis García Plaza ishte trajneri i Mallorcës në Kategorinë e Parë sezonin e kaluar, duke shënuar 82 pikë, një shifër rekord në historinë e klubit”, thuhet në komunikatën e klubit.

Mallorca pësoi disfatë 1:0 nga Espanyoli në udhëtim të dielën në kuadër të javës së 29-të në elitën e futbollit spanjoll.

Mallorca e sheh vetën në pozitën e 18-të me 26 pikë./Demokracia.com/

Të ngjashme